[artinfo] Adrian Paci: The Guardians në Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë

Stacion - Center for Contemporary Art Prishtina info at stacion.org
Tue Nov 17 10:05:23 CET 2015


Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë

Adrian Paci: The Guardians
18/11/2015 - 22/01/2016

Hapja e ekspozitës: 18/11/2015, 20:00

Vendngjarjet:
Klubi i Boksit
Rr. Mark Isaku p.n.
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë
Rr. Zija Prishtina p.n.
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, ka kënaqësinë të prezantojë
“The Guardians”, ekspozitën personale të artistit shqiptar me renome
ndërkombëtare Adrian Paci.

Ekspozita që është pjesë e programit vjetor të Stacion - Qendra për Art
Bashkëkohor Prishtinë, e merr titullin prej filmit të fundit të Pacit “The
Guardians” (2015). “The Guardians” e vendosur në kohën, kontekstin dhe
vendndodhjet e tashme, aty ku shfaqet ekspozita, gërshetohet me të gjitha
këto në mënyrë shumë shtresore përmbajtësisht dhe me kuptime simbolike.

“The Guardians” është reflektim poetik mbi marrëdhëniet ndërmjet fëmijërisë
dhe vdekjes. Ngjarja ndodh në varrezat katolike të vendlindjes së artistit,
në Shkodër. Gjatë fëmijërisë së Pacit, kjo varrezë e vjetër nuk ishte në
shfrytëzim, por mbeti vendi i vetëm në qytet ku mund të gjendeshin simbolet
fetare, pas vendimit të regjimit të atëhershëm komunist për të ndaluar
simbolet fetare, si pjesë e kampanjës kundër fesë, që kishin arritur kulmin
në vitin 1960. Filmi frymëzohet prej kujtimeve të fëmijërisë së Pacit dhe
karakterit paradoksal të varrezave në atë kohë, sa metafizik po aq sekular,
ai vend, qysh atëherë ishte shndërruar në vendtakim të popullarizuar të të
dashuruarve. Filmi ishte nisur prej një ngjarjeje reale: në vitin 1990, një
grup i të rinjve, vendosi të hynte në varreza dhe t’i pastronte ato prej
mbeturinave dhe barit që ishte rritur përreth varreve. Në të njëjtën kohë,
me këtë “jetën e re” të varrezave, u paraqit edhe një fenomen i ri, ai, të
cilin artisti e përshkruan si fenomeni i ndërtimeve “pa leje”. Ata që nuk
gjenin hapësirë në varrezat zyrtare, filluan t’i ndërtojnë varret e veta
ose të familjeve të tyre në këto varreza të vjetra katolike, duke krijuar
njëfarë arkitekture kaotike, shumë tipike në përgjithësi për Shqipërinë
post komuniste. Pos karakterit të ri që filloi ta popullonte varrezën,
ishin edhe grupet e fëmijëve që rrinin vërdallë dhe që paguheshin nga
pronarët ose familjarët për pastrim dhe kujdes ndaj varreve. “Imazhi i
fëmijëve që lanin varret mbeti brenda meje për shumë kohë” thotë Adrian
Paci “andaj vendosa ta shfrytëzoja në video”.

Filmi karakterizohet prej ritmit lirik dhe sekuencave poetike të Pacit, që
mbajnë një balancë delikate ndërmjet asaj që zbulohet dhe asaj që
nënkuptohet, formalisht dhe ideologjikisht.

‘The Guardians” për ekspozitën ‘The Guardians” nga Stacion - Qendra për Art
Bashkëkohor Prishtinë, është e vendosur në ndërtesën e Stacion - Qendra për
Art Bashkëkohor Prishtinë, ndërsa puna tjetër ‘The Encounter’ (2011), që
është po ashtu pjesë e kësaj ekspozite, është e vendosur në Klubin e
Boksit, që është një platformë e pavarur e inicuar prej Stacion - Qendra
për Art Bashkëkohor Prishtinë në bashkëpunim me Prishtina Jazz Festival,
Dam Festival, Skena UP, Kosovo 2.0 dhe CHwB.

Videoja vjen prej performancës në Scicli të Sicilisë më 21 gusht 2011, në
të cilën Adrian Paci u takua me qindra njerëz prej gjithë botës për ta
ndarë me ta gjestin e shtrëngimit të dorës. Ky gjest i thjeshtë por shumë
metaforik do të përsëritet në mënyrë obsesive, përfundimisht duke u
shndërruar në ritual, me qëllimin e vetëm të festimit vetë gjestit.
Shumëfishimi i një gjesti të përditshmërisë, sikurse shtrëngimi i duarve –
i cili, përmes lidhjes së një marrëveshjeje ose pjekjes mes dy individëve,
sjell njohjen dhe këmbimin e dyanshëm dhe e tejkalon pasigurinë që i
paraprin – do të përcaktojë bashkimin a tendosjen ndërmjet artistit dhe
kontekstit kulturor dhe urban të vendit. Veprimi i përsëritur e zmadhon
gjestin, duke e motivuar me kuptime që nuk janë të perceptueshme në
zhvillimet e përditshme, dhe simboli i përsëritur si pjesë e ritualit që e
feston shpalosjen e tij, bëhet ekskluziv për shkak të veçimit nga rrethina,
në të cilin kuptimi i tij shfaqet i drejtpërdrejtë dhe si qëllim në vete.
Njësoj, sheshi apo hapësira publike – vendi i caktuar në të cilin tiparet e
komunitetit shprehen dhe zhvillohen – shihet si vend i privilegjuar i
takimit në të cilin prodhohet ngjarja që ndërlidh performancën me vendin e
ngjyrosur fuqishëm nga tradita.

“The Guardians” në Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, dhe për
kontekstin ku ky institucion funksionon, është po ashtu e rëndësishme duke
qenë se titulli i kësaj pune simbolikisht e 'ruan' institucionin për
ekspozitën e ardhshme që lidhet me përpjekjet e fundit të ministrit aktual
të kulturës dhe zëvendës kryeministrit të qeverisë së Kosovës, për ta
mbyllur hapësirën që shfrytëzohet nga institucioni i vetëm i këtij lloji në
Kosovë, dhe në të njëjtën kohë simbolizon përballjen ‘The Encounter” të
koalicionit të institucioneve të artit dhe kulturës me politikat regresive,
të kundërligjshme dhe agresive të udhëheqëses aktuale të drejtorisë së
kulturës dhe bashkëpunëtorëve të saj në komunën e Prishtinës, që shprehet
përmes përpjekjeve të dhunshme për të ndaluar qasjen, kontrolluar punën,
mbyllur dhe demoluar ndërtesën, e cila paraqet një platformë unike për
institucionet e pavarura të artit dhe kulturës dhe një trashëgimi të
rëndësishme të qytetit të Prishtinës.

Ndërtesa e Klubit të Boksit u hap dhe u bë publike për publik 12 muaj më
pare nga një bashkëpunim ndërmjet Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor
Prishtinë dhe artistes Elana Katz, me ekspozitën Action Boxing Club me
Elana Katz, me kurator Albert Hetën.

“The Encounter” në Klubin e Boksit do të rihapë edhe njëherë ndërtesën për
publikun dhe ta bëjë hapësirë të lirë për punët e artistëve dhe të
institucioneve të pavarura të artit dhe kulturës.

Kjo është mënyra se si do t’i adresonte haptas, Lenini në Что делать?
(1901, e publikuar në vitin 1902) sfidat aktuale politike dhe kontekstin e
kësaj ekspozite. Ai do të argumentonte si dhe do të shtonte se koordinimi
dhe bashkëpunimi i këtyre individëve, Ministrit aktual të Kulturës dhe
zëvendës kryeministrit të qeverisë së Kosovës dhe udhëheqëses aktuale të
drejtorisë së kulturës në Komunën e Prishtinës dhe ekipeve të saj
bashkëpunuese dhe institucioneve gjegjëse, kanë krijuar kushtet më të
këqija për art bashkëkohor, liri të shprehjes dhe mendim kritik në Kosovë
dhe Prishtinë që prej fundit të luftës në vitin 1999.

E mira e kësaj pune është që me secilën sfidë forca të reja dhe koalicone
të reja krijohen, përballjet e reja lindin edhe ide të reja dhe sjellin
edhe më shumë punë dhe përkushtim për ta ruajtë lirinë dhe hapësirën për
art, që në një vend demokratik nuk mund të zaptohen as nga mosdija, as nga
politikat partiake as nga shteti në duar të interesave meskine.

Ekspozita The Guardians nga Adrian Paci është pjesë e programit vjetor të
Stacion – Qendra për art bashkëkohor Prishtina e përkrahur nga: dcon.eu,
mama bar berlin, Swiss Diamond Hotel, Hamam Jazz Bar, Komuna e Prishtinës,
AMM, X-print dhe DZG

www.stacion.org

*

Stacion - Center for Contemporary Art Prishtina

Adrian Paci: The Guardians
18/11/2015 - 22/01/2016

Opening: 18/11/2015, 20:00

Stacion - Center for Contemporary Art Prishtina is proud to present “The
Guardians”, solo exhibition of the internationally acclaimed Albanian
artist Adrian Paci.

The exhibition is part of the annual program of Stacion - Center for
Contemporary Art Prishtina, and takes the title of Paci’s film The
Guardians’(2015). ‘The Guardians’ placed in present time, context and
locations, where the exhibition appears, is intertwined with many layers of
content and symbolical meaning.

‘The Guardians’ is a poetic reflection of the relationship between
childhood and death. The story takes place in the Catholic cemetery of the
artist’s hometown, Shkodra. During Paci’s childhood this old cemetery was
not in use any more, but remained the only place in town where religious
symbols could still be found, that is after the decision of the then
Communist regime to ban all religious symbols as part of the campaign
against religion which had peaked in the 1960s. The film draws inspiration
from Paci’s childhood memories and the cemetery’s highly paradox character
at that time, metaphysical and at the same time intriguingly secular since
it had become a popular secret dating place. At the same time the film is
triggered by a real event: In 1990 a group of young people decided to enter
the cemetery and start clearing it from the dirt and the grass that was
growing around the tombs. At the same time with this ‘new life’ of the
cemetery, another new phenomenon appeared, that of the “abusive” buildings
as the artist describes it. Those who did not own space in the official
cemetery started building their own or their families’ tombs in this old
Catholic cemetery, creating a kind of chaotic architecture, very typical in
general in post-communist Albania. Among the new characters that started
populating the cemetery, were groups of children who hung out there and
were paid by the owners or relatives to clean and take care of the tombs.
“The image of the kids washing the tombs has been working inside myself for
quite some time” says Adrian Paci “and I decided to use it in this video”.

The film is characterized by Paci’s lyrical rhythm and poetic sequence
maintaining a delicate balance between what is revealed and what it is
being insinuated, formally and ideologically.

‘The Guardians’ for the exhibition ‘The Guardians’ by Stacion - Center for
Contemporary Art Prishtina is installed at Stacion - Center for
Contemporary Art Prishtina, whereas the second work part of the exhibition,
‘The Encounter’ (2011), is installed at The Boxing Club, an independent
platform initiated by Stacion - Center for Contemporary Art Prishtina in
collaboration with Prishtina Jazz Festival, Dam Festival, Skena UP, Kosovo
2.0 dhe CHwB.

The video comes from a performance that took place at Scicli, Sicily on 21
August 2011 where Adrian Paci met several hundred people from all over the
world to share with them the gesture of shaking hands. This simple but
highly metaphorical gesture will be repeated obsessively, ultimately
becoming a ritual: one in which the only thing being celebrated is the
gesture itself. The multiplication of an everyday gesture such as that of a
handshake – which, by sanctioning an agreement or encounter between two
individuals, brings mutual acquaintance and exchanges between people beyond
the indecisiveness that precedes them – will determine the union or tension
between the artist and the cultural and urban context of the place. The
repeated action magnifies the gesture, imbuing it with a significance that
is not perceptible in its customary everyday development, and the sign,
reiterated as part of a ritual celebrating its unfolding, becomes exclusive
by virtue of its separation from the surroundings in which its meaning
appears irrevocably unambiguous and an end to itself.

Similarly, the square, the pubic space – the appointed place in which the
traits of a community are expressed and developed – is viewed as the
privileged place of encounter in which to produce an event that associates
the performance with a place powerfully connoted by its traditions.

The Guardians at Stacion - Center for Contemporary Art Prishtina, and for
the context where the institution functions, is also important as
symbolically the tittle of the work guards the institution for the next
exhibition in relation to recent attempts of the present Minister of
Culture and Deputy Prime Minister of The Government of Kosovo to close down
the space used by the only institution of this kind functioning in Kosovo,
and at the same time symbolizes ‘The Encounter’ of a coalition of
independent art and culture institutions with similar regressive, ilegal
and aggressive policies of the current Acting Director for Culture and her
collaborators at the Municipality of Prishtina, expressed through forceful
attempts to restrict, control, close down and demolish a building that
presents an unique platform of independent art and culture institutions and
an important heritage for the city of Prishtina. The building of the Boxing
Club was made open and public for the public 12 months ago by a
collaboration by Stacion - Center for Contemporary Art Prishtina and with
artist Elana Katz, with the exhibition Action Boxing Club with Elana Katz
curated by Albert Heta. ‘The Encounter’ at the Boxing Club will re-open the
building and once again make the space open for the public and for the work
of artists and independent art and culture institutions.

This is how Lenin in Что делать? (1901, published in 1902) would openly
address present political challenges and the context of this exhibition. He
would also argue and add that the coordination and collaboration of these
individuals, the present Minister of Culture and Deputy Prime-Minister of
The Government of Kosovo and current Acting Director for Culture in the
Municipality of Prishtina and their collaborating teams and respective
institutions have created the worst conditions for contemporary art,
freedom of expression and critical thinking in Kosovo and in Prishtina,
since the end of the war in 1999.

The good side of the story of that with every challenge new forces and new
coalitions are generated, new encounters bring birth to new ideas and more
work for guarding freedom and art and which in a democratic state cannot be
taken away by ignorance, party politics nor state in hands of private
interests.

Adrian Paci: The Guardians at Stacion - Center for Contemporary Art
Prishtinais generously supported by: sdcon.eu, mama bar berlin, Swiss
Diamond Hotel, Hamam Jazz Bar, Municipality of Prishtina, AMM, X-print and
DZG

www.stacion.org
<http://l.facebook.com/l.php?u=http%3A%2F%2Fwww.stacion.org%2F&h=bAQG_x67V&enc=AZOh1M2aCgkEd8ICpX8FoLmXy_FnCkLRiEmysRgemEJ0zqtyxk08m8Pr6yRj0yintuQ&s=1>

-- 
Stacion - Center for Contemporary Art Prishtina
Str. Zija Prishtina
10000 Prishtina
Republic of Kosova

Mail address:
P.O. BOX 262
10000 Prishtina
Republic of Kosova

Tel.: +381-(0)38-222-576
Fax: +381-(0)38-544-472
info at stacion.org
www.stacion.org


More information about the Artinfo mailing list